Duka dhe Dukesha e Kembrixhit më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të sapolindur. Ai quhet Louis Arthur Charles.  

Familja mbretërore dhe populli i thjeshtë kanë pritur me padurim që nga e hëna për të mësuar emrin e anëtarit më të ri të familjes, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Ndërsa më herët u aludua se mund të quhej Princ Albert.

Foshnja do të njihet si Lartësia e Tij Mbretërore Princi Louis nga Kembrixh.