Arrestohet një 23-vjeçar nga Durrësi, pasi siç ishte në gjendje të dehur, përplasi makinën e tij me një tjetër.
Më datë 26.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 23, banues në Durrës.
Në qytetin e Kavajës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin, M.SH, vjeç 57, banues në këtë qytet
Nga ngjarja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kontrollit në mjet, 23-vjeçarit M.V, iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Ndaj tij tashmë rëndojnë dy akuza, mbështetur mbi nenet 291 e 283 të Kodit Penal.





