Në lagjen "Parrucë" ku jetonin i konsideronin si çifti i lumtur.

Por bashkëjetesa e Bashkim Telit dhe Suzana Shumanit përfundoi në mënyrë tragjike.

69-vjeçari e vrau gruan me çekiç pas një debati për 6 000 lekë të harxhuara në dy ditë. Të paktën ky është deklarimi i parë pasi u vu në pranga.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 pas mesnate.

Debati me tone të ashpra zgjoi fqinjët që njoftuan policinë.

Teli mësohet se tentoi të largohet nga vendngjarja por nuk ka bërë rezistencë kur u përball me forcat e policinë që kishin mbërritur shpejt në vendngjarje.

Vrasja i ka tronditur fqinjët që thonë se i njihnin si cift të qetë dhe pa probleme

Fqinj: Ata kanë dalë me shëtit dorë për dore me njëri-tjetrin, madje unë vetë i kam thirrur "çifti i lumtur".

Bashkim Teli është baba i dy vajzave të rritura, i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë, ku ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me fëmijë.

Disa vite më parë ishin rikthyer në Shkodër.

Fqinj: Bashkimi ka qenë tipi i qetë, është për t'u habitur që të bëjë këtë krim.

Bashkim Teli tashmë akuzohet për vepren penale ” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” për krimin e radhës ku viktima është gruaja. /Ora News/

vrasja ne shkoder viktima