Është zbuluar identiteti i dy të ndaluarve për vrasjen e 52-vjeçarit Agim Buci, teksa tentuan të grabisnin gjatë natës, dyqanin e viktimës.
Mësohet se autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit me banim në Qendër Kamëz dhe Ruzhdi Hoda.
Ndërsa polumbarët kanë mundur të gjejnë në lumin e Tiranës, armën me të cilën është kryer krimi natën e 25 prillit.





