"Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane".

Zëvendëskryetari i LSI-së dhe deputeti i kësaj force politike, Luan Rama ka publikuar një dokument nga raporti vjetor i Byrosë e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku sipas tij, Tirana rezulton vend me një rrezikshmëri së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane.

POSTIMI I PLOTË

Pa koment:

Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!

Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!

Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:

=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.

=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore”.