Melania Trump festoi dje 48-vjetorin duke magjepsur publikun me një seri fotosh të realizuara gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte në SHBA dhe jo vetëm.

Shumë stiliste kishin vendosur të mos kujdeseshin për look-un e zonjës së parë në zgjedhjen e Donald Trumpit si president, por me kalimin e kohës, pozicioni i disa prej tyre ndryshoi.

Stilistja Herve Pierre, që në të kaluarën ka punuar për Oscar De La Renta dhe Carolina Herrera, sot ndihmon ish-modelen në zgjedhjet e saj të modës.

Kështu me këshillën e saj Melania nuk gabon kurrë me look-un. Stili i Melania ka bërë xhiron e botës dhe shumë femra përpiqen ta imitojnë atë.

Melania ka një pasion të veçantë për stilistët europiane si Roland Mouret, stilisti francez i cili është një ndër më të mirët përsa i takon elegancës femërore.

Ja një galeri me disa nga veshjet e Zonjës së Parë të Amerikës.