Njësia Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi ditët e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione te marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

Aksioni u krye në zonën e Kamzës dhe Don Boskos, ku u kapën në flagrancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.

Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 shtetas konsumonin emergjinë pa pasur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Shtetasit:

Muhamet A

Halim A

Marash M

Emazije H

Xhelal L

Rakip T

Shpetim H

Franc R

Bashkim T

Zenepe G

Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria.