Një shqiptar i dënuar për vrasje të ndodhur disa vite më parë, është arrestuar ditën e sotme në Itali.

Sipas medieve italiane, ai ishte në kërkim prej kohësh, por sot policia ka arritur që të bëjë të mundur prangosjen.

Po ashtu bëhet me dije se ai është dënuar nga Gjykata e Kurbinit për një vrasje të kryer në vitin 2013, dhe për të ishte vendosur një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Emri i tij nuk është bërë ende i ditur nga policia italiane, por mësohet se ai do të vuajë dënimin që ka marrë në Shqipëri.