Jozefina Topalli deklaroi se Partia Demokratike është shndërruar në një parti familjare, e cila me Lulzim Bashën në krye nuk vjen dot në pushtet.
Duke e quajtur farsë Kongresin e të dielës, Topalli u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se Kongresi do të mbushet me punëtorë të partisë së kunatit të Lulzim Bashës.
Sipas ish-nënkryetares së PD-së, deputetët e kësaj partie duhet t’i japin përgjigje kunatit të Bashës për tenderët që ata duhet të fitojnë.
“Partia Demokratike është parti e kunatit, e drejtoreshës së kunatit që e mbush Kongresin edhe me punëtore të kompanisë së kunatit”, u shpreh ajo, duke folur në emisionin të Paekspozuarit.
“Deputetët e PD sot duhet t’i japin përgjigje kunatit dhe drejtorisë së kompanisë së kunatit, për çështje tenderësh që ata duhet të fitojnë”, u shpreh Jozefina Topalli.





