E ftuar në emisionin "Ditë e Re" gazetarja Zhaklin Lekatari e cila njihet edhe si 'blogerja e seksit', u shpreh se pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare është ende e frustruar dhe 'morali' promovohet shumë tek femrat.
Sipas saj duhet të jesh e virgjër vetëm nëse je vaj ulliri, ndaj ajo iu thotë shpesh vajzave që të mos lejojnë ti përcaktojnë vlerat e tyre nga virgjëria.
"Pjesa më e madhe e shoqërisë është ende e frustruar. Ne kemi frikë të japim mendimin tonë për një gjellë nëse na ftojnë për drekë tek dikush, kemi frikë të refuzojmë gjellën se tjetri ofendohet, lërë më të flasim në mënyrë të hapur e të sinqertë me partnerin për atë çka ty të pëlqen apo nuk të pëlqen. Sidomos tek gratë ku promovohet kaq shumë morali.Ose virgjëria. Unë e them gjithmonë tek vajzat. Mos lejoni që vlera juaj të përcaktohet nga virgjëria. Duhet të jesh i virgjër vetëm nëse je vaj ulliri. Morali i një personi nuk vlerësohet aty, ka shumë gjëra, ka shumë faktorë, situata që e vlerësojnë një individ, nuk është jeta e tij seksuale."





