Një tërmet 4.2 ballë goditi sot rajonin e Molises në Itali. Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkaneve, tërmeti u regjistrua në orën 11:48 me epiqendër Acquaviva Collecroce në një thellësi prej 31 kilometra nëntokë.
Qytetarët dolën nga shtëpitë të frikësuar sapo ndjenë lëkundjet sizmike.
Lëkundja e tërmetit është ndjerë dhe në rajonin e Abruzzos deri në qytetin e Pescaras.
Autoritetet italiane thonë se deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër lëkundje tërmeti i shkallës 3.5 ballë është regjistruar në provincën e Maceratës me epiqëndër Muccia e Pieve Torina.





