Regjisorja e njohur durrsake, Driada Dervishi, ka postuar një mesazh mjaft të ndjerë, dedikuar djalit të saj, që sot feston ditëlindjen.

Megjithëse djali i saj ka mbushur 15 vjeç, për regjisoren ai do të mbetet gjithnjë ai biri i bukur që hodhi hapat e parë duke mbajtur dorën e saj.

Postimi i Driada Dervishit:

E di që vitet ikin dhe shumë shpejt po bëhesh i madh, por për mua do mbetesh gjithnjë ai biri i bukur që hodhi hapat e parë duke qeshur e duke mbajtur dorën time…Paç fat Dielli ynë ! U bëfsh çdo vit e më i mençur, pa e humbur asnjëherë mirësinë në zemër!