Këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë është sulmuar për publikimet e saj provokuese.
Por këtë herë ajo ka hapur zyrtarisht sezonin e verës duke publikuar disa video në plazh. Video që mori më tepër kritika ishte ajo ku Enca tregonte të pasmet e saj teksa mbante veshur rroba banjo blu.
E krahasuan me balenën blu dhe madje pamjet e shpërndara në Instagramin e këngëtares për një pjesë të fansave të saj u dukën të neveritshme.





