Vajza e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Hera 11-vjeçare, është bashkuar sot me të rinjtë për të pastruar Kepin e Rodonit, në kuadër të ditës ndërkombëtare të tokës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Bushati, i cili në rrjetet sociale shprehet: “I lumtur që Hera u bashkua me grupin e të rinjve ne ditën ndërkombëtare të tokës për pastrimin e Kepit të Rodonit”.
Në një nga fotot, vajza e mitur pozon përkrah kolegut të babait të saj, Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.





