Kryeministri Edi Rama apeloi sërish të rinjtë të ndjekin shkollat profesionale. Duke e cilësuar si një rrugë të sigurt punësimi nisur nga kërkesa e etur siç tha ai që ka tregu, kryeministri inkurajoi që shkollat profesionale të shihen me prioritet edhe nga nxënësit me rezultate të larta.
Deklararat Rama i bëri gjatë Olimpiadës së Aftësive, ku premtoi se qeveria do të vazhdojë të nxisë profesionet.
Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë e nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 125 më e lartë se ajo e nxnësve me arsim të mesëm të përgjithshëm. Edhe vlera e pagës në vendin e parë të punës është më e lartë. 20% më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsim profesional në krahasim me ata që kanë një diplomë universiteti.
Kjo lidhet edhe me cilësinë mizerabël të shumë diplomave të Universiteteve të së shkuarës tashmë të mbyllura por edhe urinë e madhe që ka tregu i punës për profesionistë, për zanatçinj. Numri i të diplomuarve në arsimin profesional në 2016 është rritur dyfish.
Do të vazhdojmë të nxisim arsimin profesional. I jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmojnë në këtë proces.Ambasadori i Zvicrës është një nga aleatët më të rëndësishëm që kemi. Një vend që ka dhënë, po jep dhe do të japë edhe më shumë një ndihmesë shumë të çmuar në rritjen cilësore të arsimit tonë profesional.
Në këtë rrugë jemi së bashku qeveria, kompanitë dhe partnerët tanë.Është bashkësi e domosdoshme, partnerët sjellin dije dhe eksperiencë, kompanitë krijonë hapësira dhe mundësi në një proces ku reforma e arsimit profesional ka vendosur si parim themelor ndarjen e orëve mes shkollës dhe vendit të punës.
Fokusi gjithmonë e më i madh tek teknoligjitë e reja dhe nxitja e të rinjve për të ndjekur në rrugën e arsimit të tyre profesional rritjen e kapaciteteve në funksion të përdorimit të teknologjive të reja janë sot pjesë e një fazë të re në një rrugë që vazhdon. Sa më shumë profesione, zanate aq më shumë mundësi për punësim real dhe aq më shumë rritje e qëndrueshme ekonomike nesër.





