Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në Facebook një video brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, ku do shqyrtohet masa e sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar për taksën e Rrugët së Kombit.

Në videon ku duken 11 të arrestuarit me pranga në duar, Salianji shkruan:

"11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!"