‘Nuk ka bir ku…’ të më pengojë në rrugën për drejtësi’, ishte kjo deklarata e ish-ministrit Saimir Tahiri e cila bëri bujë në media, por u lexua dhe si një mesazh kërcënues për miqtë e tij të dikurshëm.
Për gazetarin Basir Çollaku kjo deklaratë ishte për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Çollaku tha se kjo deklaratë ishte e pastër dhe e qartë, Tahiri kërcënoi Ramën.
‘Tashmë bir kurve dhe peshk i madh janë sinonime ligjore, tashmë duhet ti shohim me emra konkretë. Kush janë këta bij kurva që nuk e lënë ministrin të kërkojë drejtësi? Kolegët e tij, kryeministri, diplomatët, kush janë, sepse qytetarët nuk janë. Të vetmit që e duan drejtësinë në këtë vend janë qytetarët.
Drejtori i Policisë ish-vartësi i akuzuar para disa ditësh, tashmë lëviz i lirë. Nuk është Tahiri përgjegjës për të tashmen, është pasardhësi i tij Xhafaj.
Ajo çfarë tha Tahiri në parlament ishte i drejtpërdrejtë. Ishte i drejtpërdrejtë për kryeministrin e tij, duke i thënë ore bir kurve nuk më çon dot në qeli se të marr me vete’, u shpreh Çollaku.





