Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një moment shumë të rëndësishëm për vendin, fiksuar në një foto, si një përshëndetje për ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij në “Facebook”.

Ai ka postuar foton me Mogherinin, teksa janë të dy të qeshur e me duart shtrënguar, fill pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Mesazhi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë