Stuhi e fuqishme me borë, shi, breshër dhe erë të fuqishme ka përfshirë pjesët qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave, mes të cilëve edhe të një fëmije 2-vjeçar.
Për shkak të stuhisë janë anuluar së paku 400 fluturime në aeroportin ndërkombëtar në Minneapolis, në shtetin federal Minnesota, ku dje janë matur rreth 33 centimetra borë.
Reshjet e borës shkaktuan anulimin edhe të disa ndeshjeve të futbollit.
Autoritetet amerikane mbyllën disa rrugë në jugperëndim të Minnesota-s për shkak të kushteve të rënda në rrugë.
Për shkak të kushteve të këqija klimatike aeroporti në Siouz Falls, Dokata Jugore, është mbyllur tashmë dy ditë. /AA/