Rike Roçi ishte e ftuara e fundjavës në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Në një bisedë tejet të sinqertë e pa doreza, mësuam më shumë rreth Rikes, ndryshe nga ajo që shohim në ekran.

Si rrallëherë ajo foli për mungesën e të atit në jetën e saj, madje që në momentin që Ermali e përmend, fillon të përlotet. Ai tregoi se kur u takuan në dhomën e grimit u njoh me një tjetër Rike, tejet emotive dhe se ironikisht të dy vuanin nga humbja e babait. Kaq mjaftoi që Rikja të emocionohet.

“Ka dy vite që është larguar. Kam qenë shumë e lidhur, pika ime e dobët. Më mungon tmerrësisht. Nuk ka ditë, natë që të fle gjumë e të mos mendoj… ”(shpërthen në lot).

Tejet e emocionuar i thotë Ermalit se nuk duhet ta pyeste për këtë e se s’ka qarë kurrë në ekran. I emocionuar po njësoj, moderatori përpiqet ta kalojë me buzëqeshje këtë moment duke e komplimentuar

“Je shumë seksi kur qan”, i tha ai Rikes.