Nuk pranoi të kërcente gjatë performancës dhe kjo i kushtoi jetën këngëtares shtatzënë e cila u qëllua për vdekje nga një i dehur gjatë një ceremonie festive në Pakistan.
Pamjet e tmerrshme tregojnë dy burra që hedhin para për këngëtaren Samina Samoon, 6 muajshe shtatzënë, e cila njihet edhe si Samina Sindhu.
Pas lutjeve të vazhdueshme nga vrasësi, Samina u ngrit për të kërcyer por në këtë moment u qëllua për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi që ishte në gjendje të dehur.
Publiku fillimisht u trondit por më pas u ngritën për ti ardhur në ndihmë këngëtares. Ajo u dërgua në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.
Sipas BBC, Jatoi ishte ulur në rreshtin e parë dhe qëlloi në ajër, por njëri nga plumbat goditi 24-vjeçaren. Vrasja ngriti në protestë artitët të cilët kërkonin drejtësi.





