Miell, ujë, vezë, letra, ishin sendet që opozita hodhi sot në parlament ndaj kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.
Por në momentin kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u kthehet me një shishe ujë, deputeti i PD-së, Edi Paloka duket se ka humbur “toruan”.
Ai ka shkulur një televizor plazma që ndodhet në sallë dhe tentoi ta hedhë në drejtim të Ramës.
Ishin punonjësit e Gardës, ata që ndaluan veprimin e nënkryetarit demokrat të Kuvendit.





