Pas përfundimit të seancës parlamentare që ishte plot tension e me debate të forta, pasi opozita kërkonte përjashtimin e kreut të qeverisë Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha foli për gazetarët jashtë Kuvendit.
Berisha falënderoi të gjithë ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë.
“Kam vetëm dy fjalë. Një përshëndetje edhe njëherë për të gjitha ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë. Në emër të tyre, sot deputetët e opozitës nxorën Edi Ramën nga parlamenti nga dera e pasme.
Kuksianët, dibranët dhe të gjithë veriorët e dinë mirë se çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme e Shqipërisë apo nga dera e nevojtores. Pra, shkoi atje ku e meritoi”, tha Berisha.





