Pak para nisjes së seancës plenare, është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Mësohet se deputetët do të marrin porositë e fundit nga kryetari i PD-së Lulzim Basha para nisjes se seancës.

Ditën e sotme opozita do përballet me kryeministrin Edi Rama në parlament, ku do të kërkojë “dënimin” e Ramës për gjuhën fyese ndaj popullit.

Burime nga të dy kampet opozitare paralajmëruan dje se nëse kryetari i Kuvendit Ruçi nuk do marrë parasysh kërkesën e opozitës, seanca do të ketë tensione, si ajo për zgjedhjen e kryeprokurores se përkohshme.

Rendi i ditës parashikon te enjten vetëm miratimin e raporteve vjetore të Entit Rregullator të Ujit dhe KQZ-së për 2017, si dhe disa ratifikime marrëveshjes, ndërsa opozita do i japë zë kuksianeve dhe biznesit të vogël.