Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me banorët dhe bizneset e vogla në Kukës për t’i informuar për përfshirjen në skemën e TVSH-së ndaj bizneseve të vogla si dhe për tarifën në Rrugën e Kombit.
Ky është takimi i parë i qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e kësaj zonë kundër taksës në Rrugën e Kombit. Ahmetaj tha se TVSH nuk është taksë e re, por detyrim për deklarimin dhe se ky deklarim nuk ka ngarkesë të shtuar për bizneset.
“Informim intensiv për përfshirjen ne skemën e deklarimit dhe do komunikohet me çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Nuk është takse e re TVSH, por është vetëm detyrim per deklarim. Deklarimi i TVSH, nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset. Deklarata do jetë e thjeshtuar, asistencë nga tatimet për deklarimin. Nuk ka gjoba në rast të gabimeve në deklarim. Futja e biznesit të vogël në TVSH nuk do ketë rritje çmimesh për konsumatorët”, u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj tha ndër të tjera se qeveria po negocion për një pakete te lehtësuar për banoret e Kukësit për tarifën e Rrugës së Kombit.





