Drejtori i një gazete të madhe spanjolle ka rënë nga karrigia e tij gjatë një interviste live në televizion, duke e vënë në një pozitë të rëndë.

Bieito Rubido Ramonde, drejtori i gazetës së tretë më të madhe në Spanjë, “ABC”, po intervistohej nga spikeri i lajmeve argjentinas Eduardo Feinmann në kanalin e lajmeve të Amerikës Latine, “A24”.

Kur drejtori ngrihet nga karrigia për të përshëndetur ngrohtësisht spikerin, aty ndodh e papritura…

Shefi i “ABC-së” ulet në cepin e karriges dhe rrotat e saj lëvizin duke e hedhur në tokë.

Spikeri i thotë: “Kini kujdes…!” Megjithatë ishte tepër vonë.

Menjëherë ai shkon për ta ndihmuar dhe Ramonde, i skuqur në faqe detyrohet të japë një buzëqeshje të zymtë.