Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku diskutohet raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe deputetit socialist Alket Hyseni.
DEBATI
Nasip Naço: Çfarë u bë me atë policinë gri që Rama e përmendte në fushatë?
Alket Hyseni: Çfarë janë këto pyetje katunare.
Senida Mesi: Policia gri u pezullua që të mos ishte rënduese për qytetarët. Të mos kishte kontrolle dhe gjobitje sipas qejfit.
Nasip Naço: Boll se ke probleme të tjera, mos u merr me mua.
Alket Hyseni: U dha shpjegim për këto. Pyetje katunare komplet. S’mund të përsërisim pyetjet. Mos fol si katunar…
Nasip Naço: Çke mo. Kujdes kur flet me mua..
Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar…
Nasip Naço: E di që je i mërzitur.. Por s’ta zgjidh unë problemin.





