Një statujë gjigante e Perandorit të parë të Kinës është rrëzuar me fytyrë përdhe si pasojë e erës së fortë.
Sipas “BBC”, statuja e bronztë e Qin Shi Huang ishte 19 metra e lartë dhe peshonte rreth 6 tonë. Ajo u shkëput nga piedestali i betontë në Provincën Shandong ditën e premte.
Nga fotot e statujës së rrëzuar në Binzhou u pa se brendësia e statujës ishte bosh.
Qin Shi Huang ishte themeluesi i Dinastisë Qin të Kinës dhe njihet si personi i parë që nëpërmjet pushtimit ia doli të bashkonte një pjesë të madhe territoriale të Kinës moderne rreth viteve 221-206 para lindjes së Krishtit. Ai po ashtu ndërtoi pjesën e parë të Murit Kinez.





