Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen. Në këtë moment të veçantë të saj, Kryemadhi është surprizuar në mesnatë nga të rinjtë e LRI-së.
Ata i kanë përgatitur një festë surprizë gjigante. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet një tortë në formë e çizmes.
Ndërsa festa është ndezur edhe më shumë teksa Kryemadhi ka kërcyer vallen e Kukësit.

Bashkë me tortën, anëtarët e LRI-së kanë bërë edhe një poezi për Kryemadhin:
“Disa me çizme shtypin,
Disa me çizme motivojnë,
Disa shkelin të pamundurin,
Disa të tjerë shpresë përçojnë.
E keqja çizmen e dhunës përdor,
Por çizmja e revoltës të keqen e mund,
Është zemra e Monës që na motivon,
Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!
GUXO, LUFTO, FITO MONA”.
Sigurisht që nuk mund të mungonin në festë bashkëshorti i Monikës, Presidenti Ilir Meta dhe fëmijët e tyre.





