Lajm i hidhur për muzikën shqiptare, ndahet nga jeta reperi B52!

Zemra o ka m’dhem vllaqko, nuk kom fjalë”. Ky është mbishkrimi që i kanë vendosur fotos grupi i njohur muzikor në TBA (The Bloody Alboz). Me këtë shkrim, ata kanë dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të reperit të njohur të grupit të tyre, B52.

Ai ishte një nga reperët më të pëlqyer të grupit, emri i vërtetë i të cilit është Gëzim Hajdini. Sipas mediave kosovare, ka qenë një sulm në zemër që e ka çuar deri në vdekje.

Pas vdekjes kanë reaguar edhe miqtë e tij me fjalë prekëse.