Besi dhe Xhensila kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave këtë periudhë, që pas dasmës e deri në konfirmimin e lajmit se janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.
Këtë herë,, aktori i humorit është bërë pjesë e rubrikës “Për drekë me mua”, tek “E diela shqiptare”, ku sot bashkë me Erion Isain dhe Blerina Bombajn ndodhen në shtëpinë e Arjola Shehut.
Arjola e pyeti Besin nëse Xhensila ka neps tani gjatë shtatzënisë.
“Ajo ka neps për veshje, për këpucë, për çizme, të shtrenjta që shkojnë në 1 mijë euro”, u shpreh me humor Besi.





