Një anije e madhe mallrash, gati 200 metra e gjatë që shkonte në Ukrainë nga Egjipti, u përplas të shtunën rreth orës 16.00 (me orën lokale) me një ndërtesë historike të ngritur në brigjet e qytetit të Stambollit, në ngushticën e Bosforit, raportojnë mediat lokale.
Anija, e cila po lundronte nën flamurin maltez, u përplas me ndërtesën historike në zonën Anadolu Hisari, duke shkaktuar dëme serioze në rezidencë, dëm që vlerësohet në 85 milionë dollarë.
Pas incidentit, ngushtica e Bosforit u mbyll për dhe nuk u lejuan më anije të kalojnë aty. Për momentin, nuk ka raporte për të lënduar apo persona të vdekur.





