Gjatë transmetimit live gjithçka mund të ndodhë dhe nuk ke si ta shmangësh pasi nuk e parashikon dot.

Nga defektet e ndryshme teknike tek ndonjë zënkë me të ftuarit, por ajo çfarë i ka ndodhur spikeres së edicionit informative në Tgr Puglia në Itali është akoma më e paparashikueshme.

"Teksa të dëgjova duke lexuar lajmet, më iku mendja pas teje,"– i ka thënë fillimisht Gene Gnocchi, i ftuar në studio për të folur rreth spektaklit të tij, gazetares Maria Grazia Lombardi.

"Ti je me të vërtet e mrekullueshme," – dhe më pas është ngritur nga vendi i të ftuarit dhe e ka puthur në buzë gazetaren.

Maria Grazia edhe pse është vënë në siklet nga kjo ndodhi, është përpjekur ta marrë me sportivitet duke thënë vetëm se do e mbajë mend këtë moment.

"E humba arsyen, më fal për sinqeritetin, por kështu është. Unë do rri në Puglia për ty", ka thënë ai.