Presidenti I vendit Ilir Meta ka reaguar në një deklaratë për mediat për çështjen e shumë diskutuar nga politika shqiptare, taksa për Rrugën e Kombit

Presidenti Meta dha mesazhin e qartë se mes palëve duhet të ketë dialog, ndërsa iu doli në krah banorëve të Kukësit, teksa shtoi se ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

"Qeveria të jetë më e interesuar për dialog me opozitën. Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit."

Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka mbështetur idenë e mospagimit të taksave, duke shtuar se; "Shteti qëndron në këmbë falë tyre".