Është hapur ai që mund të konsiderohet si tualeti publik më i bukur në botë.
Ky tualet ndodhet në majë të një kodre në Ureddplassen të Norvegjisë, përgjatë rrugës piktoreske të Helgelandskysten.
Tualeti luksoz pranë qytetit të Gildeskalit thuhet që ka kushtuar rreth 1.5 milionë euro.
Me pamje fantastike, ky tualet me shumë mundësi do të bëhet një atraksion turistik.





