Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në muajt e saj më të ëmbël.

Xhensila së shpejti pret të bëhet nënë e një vajze dhe ndërkohë ka ndarë me fansat e saj një foto pa make up. Ajo gjatë gjithë kohës ka preferuar, që krah fotove, ku shfaqet super e grimuar, të tregojë për ndjekësit e saj, se si duket me pamje natyrale.

Publikimi më i fundit ka tërhequr dhe vëmendjen e këngëtares tjetër Greta Koçi.

“Ke qenë e bukur por tani je bërë një mega yll. Të dua dritë”, ka komentuar këngëtarja plot dashuri në foton e Xhensilës, në të cilën duhet pranuar se ka marrë një nur nga muajt e shtatzënisë.

‘O shpirt sa shumë që më ka marrë malli. Të dua’ ja ka kthyer Xhensila duke lënë të kuptohet se vajzat e njohura të ekranit kanë kohë që nuk shihen.