Dashuria është ndjenja më e bukur që përjeton njeriu gjatë jetës, ndjenjë e cila nuk njeh moshë dhe të bën të humbasësh toruan ose ose të harrosh ku ke parkuar makinën.

Një gjë e tillë i ka ndodhur një 42-vjeçari në Gjermani, i cili kishte rënë kokë e këmbë në dashuri sa nuk mbante mend ku kishte lënë makinën duke kërkuar kështu ndihmën e policisë.

"42-vjeçari gjerman dhe gruaja që i kishte marrë mendjen atij, iu drejtuan një rajoni policie, në qytetin perëndimor të Landaut, pasi kishin kërkuar më kot për makinën. Çifti kishte lënë takim të shtunën e kaluar," deklaroi policia gjermane.

Pas përshkrimit të vendit ku kishte parkuar, për policinë gjermane ishte e lehtë, që në pak minuta, të gjente makinën e parkuar.