Miriam Cani, tashmë anëtare e jurisë së “The Voice Kids”, ka bërë fansa të saj shumë fëmijë.
Duket se pas përfundimit të puntatës së fundit të spektaklit, këngëtares dhe anëtarëve të tjerë të jurisë iu është dashur të largohen menjëherë nga skena për shkak të situatës së pamenaxhueshme që krijohet pasi i gjithë publiku ngrihet për t’u larguar.
Por ikja e menjëhershme e tyre ka mërzitur shumë prej fëmijëve që kanë dashur të bëjnë foto me ta. Ka qenë nëna e njërës prej tyre e cila ka komentuar në njërën nga fotot e këngëtares për t’i shprehur zhgënjimin e së bijës.







