Lodra e rosakut përdoret nga prindërit për ta bërë dushin e bebes së tyre më argëtues por një studim e ka rikonfirmuar që brenda lodrave plastike të fëmijëve ka plot mikrobe.

Siaps studimit të ri  këto lodra mbushen me baktere të frikshme, si Bradyrhizobium, Agrobacterium, Caulobacter dhe Sphingomonas, të cilat zakonisht mund të shkaktojnë infeksione të syrit dhe të veshit tek njerëzit.

Për të kryer këtë studim, shkencëtarët testuan 19 lodra të ndryshme dhe zbuluan se lodrat plastike dhe uji i papastër është një mjedis shumë i favorshëm i mikrobeve.

Problemi kryesor, thotë studiuesi kryesor Frederik Hammes, është përbërja e plastikës plot me kimikate.

"Të gjitha këto materiale të buta plastike kanë zbutës të quajtur plasticizers në to për t’i bërë ato më fleksibël", tha për CNN Hammes, i cili zhvilloi studimin me pesë shkencëtarë të tjerë në Institutin Federal të Shkencës dhe Teknologjisë.