Një grua zbuloi tradhtinë e bashkëshortit përmes Instagramit. 24-vjeçarja Anna Rudenok nga Rusia nisi të dyshonte se bashkëshorti i saj 27-vjeçar Dmitry po e tradhtonte pasi iu fut rrjetit social dhe kontrolloi fotot që ai pëlqente.
Ajo pa se bashkëshorti i saj, i cili jep mësim në universitet, pëlqente shumë fotografi të studentes Emilia Ignatova. Gruaja zbuloi imazhe në faqen e Instagramit të 19-vjeçares të bëra në apartamentin e saj, e veshur me rrobat e saj, gjysmë të zhveshur në shtratin martesor, e madje edhe foto të maces së tyre.
Fotot ishin bërë gjatë kohës që Anna nuk ndodhej në shtëpi sëbashku me të birin. Kur Anna i foli bashkëshortit për tradhetinë, ai fillimisht mohoi gjithçka, por më vonë pranoi se kishte një lidhje me studenten prej 18 muajsh.





