Meghan Markle mund të jetë tashmë një pjesëtare e familjes mbretërore me kohë të plotë, por para se të njihej me Princ Harry-n ajo punonte jo një, por dy punë. Aktorja, është një kaligrafiste e pavarur dhe e ushtronte këtë profesion me kohë të pjesshme.
Duket se Markle jo vetëm ka marrë mësime për të mësuar artin e të shkruarit, por ka qenë aq e zonja saqë dhe ka dhënë mësime.
Markle thuhet se ka krijuar shkrime të personalizuara për shumë ftesa dasmash e madje besohet se ftesat e të afërmve, Meghan i ka shkruar vetë me dorë.
Duket si diçka që “nusja moderne” do të bënte, pasi kohët e fundit ka thyer shumë protokolle mbretërore.





