Modelja shqiptare ka realizuar ditëlindje përrallash për vajzën e saj Ella. 

Emina Cunmulaj dhe bashkëshorti i saj duken të lumtur teksa festojnë për ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre. 

Një festë e organizuar enkas për princeshën Ella nuk mund të dukej më e bukur e ideuar tërësisht në temën “Frozen”, ndër të preferuarat e fëmijëve kudo në botë. 

Vogëlushja festoi ditëlindjen para disa ditësh por vetëm sot Emina ka treguar se çfarë ndodhi në oborrin e vilës luksoze në SHBA.