Alena Seredova thumbon portierin e Juventusit dhe të kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, që prej disa vitesh është hedhur në krahët e prezantueses Iliaria D'Amico.
Modelja çeke, me pasaportë italiane, i rikthehet divorcit me "gardianin" 40-vjeçar, duke u shprehur:
"Do të kisha dashur që ta zbuloja ndryshe fundin e martesës sime me Buffon, jo nga gazetat. Ndoshta duhet të ma kishte thënë në sy i interesuari."
Seredova është ndarë zyrtarisht me Buffon, me të cilin ka dy fëmijë, në vitin 2014, ndërsa aktualisht është në një lidhje me menaxherin Alessandro Nassi.





