Debutimi i tij i parë në WWE ishte në vitin 2002 edhe pse pas 16 vitesh, John Cena vazhdon që të jetë një nga yjet më të mëdhenj të Wrestling, mjaft i pëlqyer edhe nga shqiptarët.
I ftuar në Hit 105's Stav, për të promovuar filmin e tij "Blockers", 40-vjeçari ka folur për pasionin e tij për sportin dhe jetën personale.
"Nuk ka rëndësi rraca, besimi, ngjyra, feja apo gjinia, ajo çfarë ka rëndësi është nëse arrin të argëtosh njerëzit. Unë e kam bërë jetën time në maksimum. Nuk kam një familje. E provova të martohesha njëherë dhe e kuptova se martesa ime me WWE është e vetmja që do të mbijetojë,"-tha ai, duke iu referuar duke iu referuar martesës së tij të dështuar me Elizabeth Huberdeau, me të cilën u divorcua në 2012.





