Një gazetar britanik është dënuar me 10 vjet burg pasi ka rrahur gruan e tij për vdekje me një çekiç, në shtëpinë e tyre në Dubai.  

Francis Matthew, u dënua në mungesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubait të dielën, pasi u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij 62-vjeçare Jane Matthew, në korrik të vitit të kaluar.

Ish-redaktori i gjuhës angleze në Gulf News, ishte përballur me rrezikun për t’u dënuar me vdekje.

Gjatë marrjes në pyetje tha se gruaja e tij ishte e zemëruar me të, pasi ata kishin borxhe dhe u duhej të shpërnguleshin.

Sipas "The Independent", gazetari e kishte humbur durimin pasi ajo e kishte quajtur “dështak” dhe i kishte thënë se ishte detyra e tij të ndihmonte familjen financiarisht.