Ndahet nga jeta fituesja e parë e Eurovision Song Contest, Lys Assia. Ajo u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftuan organizatorët e Festivalit.
Lys Assia mori çmimin e parë për Zvicrën në vitin 1956 me këngën 'Refrain' dhe vazhdoi të performonte në dy gara të tjera.
Lys Assia vdiq të shtunën në spitalin Zollikerberg në Zyrih.
Eurovizioni e përshkroi atë si "zonjën e parë" të konkursit dhe tha se ka planifikuar homazhe në nder të saj.
Lindur në Rupperswil, Zvicër veriore, në vitin 1924, ajo e filloi karrierën e saj si një balerinë para se t'i përkushtohej këngës.
Rrugëtimi i saj me Eurovizionin ishte i gjatë dhe në 2005-n ajo realizoi festimin e 50-vjetorit të saj.





