Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Firence, ku ka takuar dhe kreun e kësaj bashkie. Meta këtë takim e ka bërë të ditur me anë të një postimi në "Facebook" , ku shkruan se ka qenë i shoqëruar nga kardinali Ernest Troshani.
Postimi i Metës:
Sot pata kënaqësinë e madhe të vizitoj së bashku me Kardinalin tonë Ernest Troshani, Kryetarin e Bashkisë së Firences, Nardelli. Pallati i vjetër me historinë e madhe dhe bukurinë e rrallë na bashkon për të sotmen dhe të ardhmen e popujve tanë. Firenze është kryeqyteti i kulturës europiane, që i përkasim ne shqiptarët. Ky bashkëpunim konkret do të vazhdojë dhe së shpejti Kryetari Nardella do të rikthehet në Shqipëri.





