Politikani i njohur Neritan Ceka ka komentuar jetën parlamentare në Shqipëri. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News 24”, Ceka ka folur në lidhje me Parlamentin e vitit 1991, pas përmbysjes së diktaturës, dhe në ditët e sotme.

Ai tha se mes parlamentit të vitit 1991 dhe atij në ditët e sotme ka shumë ndryshim. “Parlamenti i sotëm është vetëm një hije e atij të vitit 1991”, u shpreh Ceka.

“Parlamentarët e ’91 mund të kenë qenë kryetar kooperativash, por ishin me shkollë, ndërsa sot Parlamenti është vetëm hija e tij”, u shpreh Ceka.

Sa i takon parlamentarizmit në ditët e sotme, Ceka tha se përfaqësimi i grave në politikë nuk është ai që duhet. Sakaq, ai përmendi deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, si një shembull i gruas në politikë.

jorida tabak

Ai ka shprehur kritika mbi paraqitjen e deputeteve në Parlament ditët e sotme.

“Kam pritur që gratë në parlament të sheshonin gjërat. Nuk kam pritur gra në parlament me një gjuhë… Jam zhgënjyer nga mungesa e feminilitetit në Parlament. Më pëlqen agresiviteti, edhe kur hedh një çizme, që i jep një sms kundërshtarit, por gjuha është e egër jo vetëm në parlament por dhe në debate parlamentare”, u shpreh Ceka.