Deputetja e Durrësit Milva Ikonomi është shprehur gjatë ditës së sotme në "Pasdite në Top Channel" për disa detaje të bukura të së shkuarës së saj.
“Kam shkuar nga Tirana në Durrës me biçikletë vetëm për një përqafim. Ose kam udhëtuar për në Llakatund të Vlorës kur familja e tij ndodhej atje. Nuk kisha çfarë t’i blija, ndaj gatova vetë një kek, prita sa u ftoh dhe me makinë rasti u nisa për te ai. Ka qenë udhëtimi më i bukur i jetës sime”.
Gjithashtu ajo ka theksuar se jeta pa bashkëshortin e saj ka qenë mjaft e vështirë. “I kam rritur vajzat e vetme dhe kam arritur t’i edukoj siç ai dhe unë kemi dashur. Kam pasur ndihmën e vjehrrës dhe kunatës gjithashtu. Ndaj vajzat e mia në një farë mënyre e kanë pasur të atin pranë”,-u shpreh ish-ministrja.





