Ajo sot është një ndër moderatoret më të pëlqyera të ekranit shqiptar, ndërsa prej rreth 10 vitesh ishte pjesë e televizionit “Top Channel”, ndërsa së fundmi kaloi në “Tv Klan”.
Por e mbani mend si dukej Marina në fillimet e saj, në konkursin e “Shtojzovallet”?
Këtë na e ka kujtuar Dojna në “Pop Culture”, teksa ka transmetuar një video të hershme kur Marina ishte konkurrente në këtë edicion.
Së bashku me Kozeta Kurtin, të cilën e kishte të ftuar këtë puntatë, ajo është shprehur se ka qenë pikërisht Kozeta që e ka zbuluar Marinën.
E pyetur nga vetë moderatorja Kozeta në atë kohë se sa para do të jepete për të fituar, Marina përgjigjet 4 milionë lekë.
(Minuta 5:40)





